15:22 / E Hënë, 27 Maj 2024 / S Z

Oficeri gjerman që dëshmoi në Hagë, del të jetë atashe ushtarak në Beograd: Nuk e dinte se në luftë u vranë mbi 10 mijë civilë shqiptarë

Oficeri i ushtrisë së Gjermanisë, Klaus Jensch, ishte dëshmitar në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Megjithatë, ky i fundit u bë viral me dëshminë e tij kur nuk e dinte se më shumë se 10 mijë civilë shqiptarë u vranë nga Serbia.

“Rreshteri Fritz ka shënuar: Sipas ekspertëve britanikë, më shumë se 10 mijë kosovarë shqiptarë janë vrarë nga serbët, ose kanë humbur jetën gjatë fushatës së spastrimit etnik. Kjo mund të gjendet në dokumente. A keni dëgjuar këtë shifër?”, e pyeti avokatja e Thaçit.

Jo” u përgjigj dëshmitari.

Historia e këtij dëshmitari po del të jetë edhe më e dyshimtë. Kjo pasi Klaus Jensch, figuron si atashe ushtarak në Beograd.

Kështu shihet në faqen zyrtare të ambasadës së Gjermanisë në Beograd, të cilën mund ta shihni më poshtë.

Në faqen zyrtare, jepen edhe detyrat që kryen ky atashe ushtarak që ishte dëshmitar ndaj krerëve të UÇK-së.