75 Mall Live Search
15:41 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / S Z

Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në ShBA, shpallet “Ironman”

Nëntoger Çlirim Gërguri nga Forca e Sigurisë së Kosovës ka diplomuar me sukses në Kursin Bazë të Inxhinierisë për Oficer (EBLOC) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit të FSK-së në Facebook, ai u bë oficeri i parë ndërkombëtar në historinë e këtij kursi që u kualifikua dhe mori pjesë në Sapper Ranger Train-up, duke u dalluar me arritjet e tij.

Gërguri fitoi çmimin prestigjioz “IMO Ironman Award”, falë lidershipit, menaxhimit të detyrave, rezultateve të shkëlqyera në qitje, stërvitjeve fushore dhe përkushtimit akademik.

Nga FSK është vlerësuar se përfundimi i këtij kursi paraqet një arritje të rëndësishme jo vetëm individuale, por edhe institucionale, duke dëshmuar angazhimin e Kosovës për zhvillimin profesional të oficerëve dhe ngritjen e standardeve të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.