75 Mall Live Search
13:15 / E Shtunë, 18 Tetor 2025 / F.R

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka diplomuar oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës( FSK), kapiten Kreshnik Dreshaj.

Nga Forca e Sigurisë së Kosovës kanë njoftuar se Dreshaj ka diplomuar në Karrierës së Kapitenëve në Inxhinieri Ushtarake, në Fort Leonard Wood.

“Kapiten Kreshnik Dreshaj ka diplomuar në Kursin e Karrierës së Kapitenëve në Inxhinieri Ushtarake, në Fort Leonard Wood, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trajnimi ka për fokus përgatitjen e liderëve të rinjë për planifikim, udhëheqje e drejtim të operacioneve të inxhinierisë ushtarake”, njofton FSK.

Në njoftim theksohet se FSK po ngrit kapacitetet profesionale me ndihmën e partnerëve dhe me standardet me të larta të vendeve të NATO-s.