75 Mall Live Search
10:33 / E Mërkurë, 26 Qershor 2024 / k.v

Oficeri i FSK-së, përfundon me sukses kursin e Komandës së Përbashkët dhe Shtabit të Përgjithshëm

Oficeri i FSK-së, major Kreshnik Zeneli ka përfunduar me sukses trajnimin e Komandës së Përbashkët dhe Shtabit të Përgjithshëm në Kolegjin Baltik të Mbrojtjes në Estoni.

Trajnimi  synon arsimimin profesional ushtarak të fokusuar në nivelin operacional për të përgatitur oficerë të lartë ku testohen në 12 module, major Zeneli ka përfunduar me sukses të lartë akademik të gjitha modulet e trajnimit.

Përfundimi i studimeve ka kulmuar me ushtrimin “Joint Resolve – Warshaw 2024’’ që janë zbatuar njohuritë e fituara gjatë trajnimit duke u fokusuar fuqishëm  në Operacionet e Përbashkëta Aleate në të gjithë spektrin e operacioneve.