75 Mall Live Search
14:55 / E Martë, 03 Dhjetor 2024 / Z S

Oficeri ushtarak i punësuar si truprojë në një lokal kërcënon me armën e shërbimit një person

Dy persona, 34 dhe 33 vjeç, janë proceduar penalisht për një konflikt të ndodhur në një lokal në Korçë.

Sipas policisë, 33 vjeçari Elion File, me detyrë punonjës i Policisë Ushtarake, ka kanosur me armën e shërbimit një person për motive të dobëta.

Ndërsa 34 vjeçari Mikel Ciko e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme oficerin si punonjës sigurie në lokal, raporton ABCnewsalbania.

Arma e shërbimit e oficerit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./Indeksonline/