75 Mall Live Search
09:39 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

Oficerja vrau fqinjin e saj me ngjyrë, vëllai i viktimës i thotë në sallën e gjyqit se e ka falur atë

Oficerja që vrau fqinjin e saj me ngjyrë, u dënua me 10 vjet burgim, derisa ajo u përqafua nga vëllai i viktimës, i cili filloi të qante.

Amber Guyger qëlloi për vdekje Botham Jean në apartamentin e tij në Dallas – Teksas, më 6 shtator vitin e kaluar, ku më vonë pretendonte se ajo vrau fqinjin e saj gabim.

Shteti i kishte kërkuar drejtësisë që ta dënojë atë në minimum prej 28 vjet – mosha që viktima e saj do të ishte nëse ai do të ishte ende gjallë sot, transmeton Indeksonline.

Sidoqoftë, vëllai i Twoam Jean atëherë i tha gjykatësit që ai e fali Guyger dhe e përqafoi me lot në sy atë në sallën e gjyqit.

“Unë as nuk dua që ju të shkoni në burg. Unë dua më të mirën për ju, sepse e di që është pikërisht ajo që do të bënte Botham, “tha Brandt.

Ai shtoi: “Unë ju dua si person. Unë nuk dëshiroj asgjë të keqe për ju”.

Brandt më pas e pyeti gjyqtarin: “Nuk e di nëse kjo është e mundur, por a mund t’i jap një përqafim?”

Gjykatësi tha se ai mund, dhe dyshja u ngritën në këmbë, u takuan para stolit dhe u përqafuan ndërsa Guyger qau.

Nëna e viktimës Allison tha jashtë gjykatës: “Kjo 10 vjet burg është 10 vjet për reflektimin e saj dhe që ajo të ndryshojë jetën e saj./Indeksonline/