12:35 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

OFL-ja vijon punën, kush janë kriminelët, që duhet të deklarojnë pasurinë

Operacioni Forca e Ligjit ka nxjerr sot tre emra të tjerë, të cilët duhet të deklarojnë pasuritë e tyre brenda afatit prej 48-orësh.

Listës i janë shtuar:

J. K., banues në Shijak, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

– A. F., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe Armëmbajtja pa leje”;

– D. K., banues në Shijak, i dënuar në Itali për veprat penale “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Krime me armë kundër personit”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit”;

Njoftimi

OFL, 27 shkurt

Vijon Operacioni Forca e Ligjit.

Në zbatimit të Ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL-ja vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Në kuadër të Aktit normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL-ja u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– J. K., banues në Shijak, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

– A. F., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe Armëmbajtja pa leje”;

– D. K., banues në Shijak, i dënuar në Itali për veprat penale “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Krime me armë kundër personit”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48-orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL-ja bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

OFL-ja do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.