20:46 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Pogradec, shkëmbi bie mbi makinën me 4 persona

Përsëritet tragjedia e Torovicës. Një masiv shkëmbor është shkëputur nga faqja e malit në fshatin Proptishtë në Pogradec dhe ka goditur një makinë. Sipas informacioneve të para që vijnë nga vendi i ngjarjes, shkëmbi ka rënë mbi një makinë ku udhëtonin 4 persona.

Deri tani raportohet vetëm për dëme materiale ndërsa personat që ndodheshin në makinë kanë marrë plagë të lehta. Policia po shkon në vendin e ngjarjes ku pritet të japë më shuam detaje./lapsi.al/