75 Mall Live Search
23:37 / E Martë, 22 Gusht 2023 / MSH

Ohio/ Përmbyset autobusi me nxënës, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Një nxënës humbi jetën dhe 20 të tjerë u plagosën kur autobusi i shkollës me të cilin po udhëtonin u përmbys ditën e sotme pasi u përplas me një makinë në Ohio, SHBA.

Sipas një raporti të WHIO-TV, automjeti hyri në rrugë dhe drejtuesi i autobusit së shkollës u përmbys për të shmangur një përplasje. Dy automjete u përplasen si pasojë e aksidentit dhe autobusi i shkollës, me 52 nxënës, u përmbys pranë Springfield.

Një fëmijë humbi jetën, ndërsa më shumë se 20 u shtruan në spital. Një prej tyre është shtruar në spital në gjendje të rëndë, tha një zëdhënës i policisë.

Dy personat që udhëtonin në makinën që shkaktoi përplasjen kanë pësuar lëndime të lehta.