75 Mall Live Search
19:24 / E Shtunë, 09 Shtator 2023 / C E

“Oj Kosovë oj nëna ime” – Tifozët e Zvicrës ia thonë këngës në mes të Prishtinës

Rreth 700 tifozë zviceran pritet të jenë në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta përkrahur vendin e tyre.

Gjatë tërë ditës, ata janë parë me fanella nëpër restaurantet dhe rrugët e Prishtinës.

Në një video të publikuar nga gazetari Arlind Sadiku, shihen tifozët duke kënduar këngën “Ojë Kosovë oj nëna ime”.

Duke parë numrin e madh të shqiptarëve në Zvicër, kjo këngë nuk duket e panjohur për ta. /IndeksOnline/