“Oj Kosovë sa shumë të dua”, festë e madhe e ‘Dardanëve’ pas triumfit ndaj Suedisë

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar pamjet nga festa e madhe e futbollistëve të Kosovës pas triumfit ndaj Suedisë.
Nga pamjet e publikuara në FFK, shihen futbollistët ‘Dardanë’ njëzëri me tifozët duke kënduar “Oj Kosovë sa shumë të dua”.
Me një gol të Fisnik Asllanit, “Dardanët” i arkëtuan pikët e plota për ta blinduar pozitën e dytë në grup me shtatë pikë të arkëtuara, duke mbajtur gjallë ëndrrën për kualifikim në Botërorë