13:30 / E Shtunë, 24 Tetor 2020

“Oj ti me buzët e fryme”, fillojnë hetimet për policen pas ankesës së qytetares nga Prishtina

Policia e Kosoves ka njoftuar se ka filluar hetimet lidhur me rastin e mbrëmshëm dje në Prishtinë, ku një vajzë ka pretenduar se është ofenduar dhe sulmuar nga një police, pasi nuk e kishte vendosur maskën.

Përmes një komunikate për media, Policia thotë se Drejtoria për Hetime të Brendshme dhe Verifikim të së Kaluarës e PK-së, ka filluar trajtimin e rastit dhe varësisht nga të gjeturat gjatë hetimit do të ndërmerr veprime komfor udhëzimeve të brendshme administrative.

“Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore dhe trajtimin me prioritet të çdo ankese të qytetarëve ndaj zyrtarëve të PK-së”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Përmes një postimi në një grup në Facebook, Mehmeti pretendon se ishte duke dalë nga një dyqan, kur një police e ka ndalur atë për shkak që nuk e kishte maskën e vendosur në fytyrë. Ajo pretendon se policja i është drejtuar duke i thënë  “..oj ti me buzë të fryme a e din që me të ra virusi t’i qfryn buzët”.

Në postimin e saj, ajo pretendon se policja ia ka shkulur edhe flokët.

Qyetetarja thotë se rastin e ka raportuar edhe në Inspektoratin Policor, për të cilin pretendon se prezentë ishin edhe dy pjestare të tjera të Policisë së Kosovës, të cilat ishin sjellur mirë me të.