75 Mall Live Search
19:13 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

OJQ e serbëve të Veriut: Rusët po gënjejnë

Organizata Joqeveritare “Aktiv” nga Mitrovica Veriore, përmes një komunikate ka demantuar sot raportin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, në të cilin thuhet se “midis shtatorit 2017 dhe shtatorit 2018 ndodhën më shumë se 50 vrasje të serbëve të Kosovës”.

Sipas raportit rus, referenca për dhënat e publikuara është marrë nga OJQ e serbëve nga komunat veriore, mirëpo, sot e njëjta organizatë e ka mohuar një gjë të tillë vet.

Në komunikatën e OJQ “Aktiv” thuhet se “ne dëshirojmë të shfrytëzojmë këtë mundësi për të deklaruar që Aktiv në asnjë moment nuk e bëri këtë pretendim dhe se besojmë se kjo është rezultat i një interpretimi të gabuar të një raporti që kemi lëshuar në Mars 2019, i cili deklaroi se një raport i OSBE-së përmbante informacione se pesëdhjetë sulme ishin regjistruar kundër serbëve”, raporton RTK.

Rusia viteve tà « fundit po akuzohet nga vendet demokratike për propagandë dhe dezinformim. Kësaj radhe një demantim të të dhënave ‘zyrtare’ të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë e demantuan edhe vet serbët, të cilët konsiderohen se manipulohen më së shumti nga Rusia.

Më tej, në komunikatën e OJQ “Aktiv” vendosen dhe link-at e komunikatave, të cilat i keqpërdorën rusët.