75 Mall Live Search
22:29 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

OKB dënon “masën e njëanshme” të Trumpit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka kundërshtuar ashpër veprimin e presidentit Donald Trump për t’i dhënë Izraelit sovranitetin mbi Jerusalemin.

“Që nga dita e parë si sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, kam folur vazhdimisht kundër çdo mase të një anshme që do të rrezikonte perspektivën e paqës për izraelitët dhe palestinezët, Jerusalemi është një çështje e statusit përfundimtar që duhet të zgjidhjet përmes negociatave të drejtpërdrejta mes dy partive, në bazë të rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit dhe të Asamblesë së Përgjithshme, duke marrë parasysh shqetësimet e ligjshme palestinezëve dhe palës izraelite”, ka thënë ai.

Ndryshe, sekretari i SHBA-së Rex Tillerson, përfaqësuesi më  i lartë diplomatik i vendit, gjatë një deklarate ka thënë se SHBA “do të fillojë menjëherë procesin për të zbatuar planin e Trumpit për të zhvendosur ambasadën në Jerusalem” ./Indeksonline/