OKB-ja bën thirrje urgjente për ndihma në spitalet e Gazës

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) bëri thirrje urgjente për t’u ardhur në ndihmë spitaleve në Rripin e Gazës të rrethuar dhe të shkatërruar pas 14 muajsh lufte.
Apeli, i bërë në prag të Krishtlindjeve, ka të bëjë veçanërisht me dërgesat e ushqimit, ujit dhe karburantit.
Në veri të Gazës kanë mbetur në funksion vetëm tre ventilatorë për fëmijët që kanë nevojë për kujdes urgjent mjekësor, sipas UNICEF-t.
Situata në spitalet Kamal Atwan dhe Al Awda, si edhe spitalin indonezian është përkeqësuar që nga e diela, kur ushtria izraelite njoftoi se kishte kryer një operacion “të kufizuar” kundër grupit terrorist të Hamasit.