OKB-ja paralajmëron pasoja katastrofike nga operacionet militare në Gaza

Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar pasoja katastrofike nëse Izraeli zgjeron operacionet militare në Gaza.
Sipas mediave izraelite, kryeministri Benjamin Netanyahu është duke bërë presion për të okupim të plotë të Rripit, shkruan BBC.
Shumë aleatë të Izraelit do të kundërshtonin një lëvizje të tillë, në përpjekjen për t’i dhënë fund luftës.
Kabineti i sigurisë izraelite do të mblidhet të enjten, teksa një vendim për okupim të plotë kërkon një aprovim të të gjithë kabinetit.
I pyetur nga mediat se si e sheh një vendim të tillë, presidenti amerikan, Donald Trump, u shpreh se kjo gjë i takon Izraelit të vendosë.