OKB: Mbi 600 palestinezë të vrarë në Bregun Perëndimor që nga tetori

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric tha se derisa lufta në Gaza po vazhdon, njëjtë po ndodh edhe me dhunën në Bregun Perëndimor.
Ai në një konferencë për media ka thënë se mbi 600 palestinezë të vrarë në Bregun Perëndimor që nga tetori
“Më shumë se 600 palestinezë u vranë që nga tetori, shumica dërrmuese nga forcat izraelite”
“Të paktën 1 mijë 270 sulme janë kryer kundër palestinezëve gjatë dhjetë muajve të fundit, duke shkaktuar vdekje, lëndime dhe dëmtime në pronë”, është shprehur ai.