75 Mall Live Search
19:51 / E Mërkurë, 26 Qershor 2024 / MSH

OKB: Një luftë e mundshme në Liban do të jetë ‘skena e apokalipsit’

Shefi humanitar i OKB-së, Martin Griffiths tha këtë të mërkurë se ishte i shqetësuar se lufta e Gazës mund të përhapet në të gjithë rajonin, duke përfshirë Bregun Perëndimor, pavarësisht se agjencitë e ndihmës janë përgatitur siç duhet për këtë eventualitet.

Zyrtari i OKB-së paralajmëroi se një përhapje në Liban e luftës së Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës do të ishte “potencialisht një skenë apokalipsi”.

Unë e shoh këtë si shkëndijën që do të ndezë tensionin. Mund të jetë një apokalips,” paralajmëroi Martin Griffiths, mandati i të cilit përfundon në fund të muajit, gazetarët nga Gjeneva.

Pasojat e mundshme janë “të paparashikueshme”, shtoi ai.

Një konflikt që përfshin Libanin “do të arrijë në Siri… do të arrijë edhe në territore të tjera” në rajon, tha ai.

“Kjo padyshim do të ketë pasoja në Gaza dhe padyshim do të ketë një ndikim në Bregun Perëndimor,” tha ai. “Është shumë shqetësuese”.

Lufta në Rripin e Gazës, e cila shpërtheu pas sulmit të paprecedentë të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, ka çuar në incidente të dhunshme në kufirin verior të Izraelit me Libanin, ku pothuajse çdo ditë ka shkëmbime zjarri mes Hezbollahut, një aleat i lëvizjes islamike palestineze dhe ushtrisë izraelite.