75 Mall Live Search
15:05 / E Diele, 20 Mars 2022 / MSH

OKB: Numri i civilëve të vrarë në Ukrainë kalon nëntëqindëshin

Ndonëse kishin deklaruar se nuk do të shtëjnë në drejtim të civilëve, forcat ruse kanë arritur të vrasin mbi 900 sosh.

Sipas Zyrës për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara, në Ukrainë deri më tani janë regjistruar të paktën 902 viktima.

Të dhënat e OKB-së janë përditësuar me datën 19 mars, por, sipas organizatës, mund të ketë edhe më shumë viktima.

Nga këta të vrarë, 112 prej tyre janë fëmijë, teksa Ukraina ka hyrë sot në ditën e 25-të të pushtimit.