75 Mall Live Search
19:33 / E Enjte, 28 Prill 2022 / MSH

OKB: Pushtimi rus i Ukrainës shkel statutin tonë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka thënë se pushtimi rus i Ukrainës është një shkelje e kartës së OKB-së.

Guterres thotë se OKB-ja po përpiqet për një armëpushim të plotë mes dy palëve.

Sekretari ka shtuar se ndihma ushqimore e OKB-së ka arritur tashmë më shumë se dy milionë ukrainas.

“Më duhet të them atë që ndjej. E imagjinova familjen time në një nga ato shtëpi që tani është e shkatërruar dhe e zezë ”, tha ai. 

“Unë shoh mbesat e mia duke ikur në panik, një pjesë e familjes përfundimisht e vrarë. Pra, lufta është një absurditet në shekullin e 21-të. Lufta është e keqe.”