75 Mall Live Search
08:56 / E Premte, 17 Korrik 2020 / indeksADMonline

OKB-ja synon mbledhjen e 10 mld. dollarëve për zbutjen e varfërisë

Kombet e Bashkuara po bëjnë apel për mbledhjen e një fondi prej 10,3 miliardë dollarësh për të luftuar pandeminë Covid-19, në një thirrje si kurrë më parë për një shumë kaq të madhe.

Sipas OKB-së, 265 milionë persona në mbarë botën mund të vuajnë nga uria deri në fund të këtij viti, për shkak të ndikimit të Covidit-19.

Paratë do të përdoren në vendet më të dobëta ekonomikisht. OKB-ja paralajmëroi se dështimi në mbledhjen e parave, do të ndalojë zhvillimin e arritur gjatë dekadave.

Apeli i parë i OKB-së u bë në muajin mars, kur pandemia sapo kishte shpërthyer në Europën e SHBA, për një fond prej vetëm 2 miliardë dollarësh.