75 Mall Live Search
17:29 / E Shtunë, 05 Mars 2022 / OSH

OKB: Të paktën 351 civilë ukrainas të vrarë

Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 351 civilë janë vrarë dhe 707 janë plagosur si rezultat i agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhjetë ditë më parë.

Megjithatë, agjencia pranon se numri ka të ngjarë të jetë “dukshëm më i lartë”.

Ukraina pretendon se të paktën 2.000 civilë janë vrarë në luftë.

Komisionari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut thotë se “marrja e informacionit nga disa vende ku luftimet intensive kanë vazhduar u vonua dhe shumë raporte ishin ende në pritje të vërtetimit”.

Shumë viktima mësohet se ka pasur në Volnovakha, ku evakuimet do të bëheshin gjatë një armëpushimi të përkohshëm sot.

Megjithatë, kjo u ndal papritur pasi granatimet vazhduan përgjatë korridorit humanitar, transmeton Sky News.