10:46 / E Enjte, 26 Tetor 2023 / MSH

OKB thotë se askund nuk ka siguri në Gaza

Koordinatorja humanitare e OKB-së për palestinezët, Lynn Hastings, ka reaguar lidhur me paralajmërimet e Izraelit për evakuim të banorëve në Gaza.

“Për njerëzit që nuk mund të evakuohen, sepse nuk kanë ku të shkojnë ose nuk janë në gjendje të lëvizin, paralajmërimet paraprake nuk kanë asnjë ndryshim” ka deklaruar Hastings për BBC.

“Kur rrugët e evakuimit bombardohen, kur njerëzit në veri dhe në jug janë kapur në armiqësi, kur mungojnë gjërat thelbësore për mbijetesë dhe kur nuk ka garanci për kthim, njerëzit nuk kanë asgjë tjetër veçse zgjedhje të pamundura”, shtoi ajo.

Sipas saj, në Gaza nuk ka siguri askund.

Hastings shton se konflikti i armatosur duhet të rregullohet nga e drejta ndërkombëtare, transmeton Indeksonline.

“Kjo do të thotë që civilët duhet të mbrohen dhe të kenë gjërat thelbësore për të mbijetuar, kudo që të jenë dhe nëse vendosin të lëvizin apo të qëndrojnë.

“Kjo gjithashtu do të thotë se pengjet, të gjitha pengjet, duhet të lirohen, menjëherë dhe pa kushte.”