OKC-ja fiton derbin e Perëndimit

Oklahoma City Thunder ka shënuar fitore ndaj Denver Nuggets me rezultat 105:100 në natën e mbrëmshme të NBA-së.
Shaun Gilgeous-Alexander shkëlqeu për vendëist edhe njëherë me 34 pikë, përcjellë nga Chet Holmgren që i shtoi 18 pikë e 13 kërcime.
13 kërcime i pati edhe Aaron Gordon te kampioni aktual i NBA-së, i cili me 16 pikë ishte koshashënuesi më i mirë te mysafirët bashkë me Jamal Murrayn e Reggie Jacksonin.