Oklahoma City Thunder mposht Indiana Pacers, çon serinë e finales në 1-1

Gjatë mesnatës është zhvilluar ndeshja e dytë e finales së NBA-së.
Ishte Oklahoma City Thunder, ajo që fitoi ndeshjen e dytë ndaj Indiana Pacersit me 107-123, duke barazuar serinë në 1-1.
Shai Gilgeous-Alexander, ishte ylli i ndeshjes pas paraqitjes së tij mbresëlënëse ku shënoi 34 pikë, me 5 reboundsa dhe 8 asistime.
Ndërsa te Indiana ishte Tyrese Hailburton, i cili shënoi 17 pikë me 3 reboundsa dhe 6 asistime.
Ndeshja e tretë e finales së NBA-së, do të zhvillohet të enjten, më 12 qershor, në “Gainbridge Fieldhouse” të Indianapolisit./IndeksOnline/