75 Mall Live Search
09:37 / E Shtunë, 14 Qershor 2025 / L A

Oklahoma fiton ndeshjen e 4-të në finalet e NBA-së, barazon serinë në 2-2

Oklahoma City Thunder ka fituar ndeshjen e 4-të në finalet e NBA-së.

Ata arritën të mposhtën Indiana Pacers, me rezultat 111-104, në një nga ndeshjet më dramatike të sezonit.

Te Oklahoma padyshim shkëlqyen yjet si Shai Gilgeous-Alexander, i cili shënoi 35 pikë, Jalen Williams me 27 dhe Alex Caruso me 20.

Ndërsa te Indiana Pacers, ishin Siakam i cili shënoi 20 pikë, Tyrese Hailburton me 18 dhe Obi Toppin me 17 pikë.

Ndeshja e 5-të e finaleve të NBA-së, do të zhvillohet të martën në “Paycom Center”, pas mesnatës./IndeksOnline/