Oklahoma mposht Minnesota Timberwolves në ndeshjen e parë të finales së Konferencës Perëndimore

Gjatë mesnatës është zhvilluar ndeshja e parë e finalës së Konferencës Perëndimore.
Oklahoma City Thunder, ka arritur të mposhtë skuadrën e Minnesota Timberwolves, duke fituar kështu ndeshjen e parë.
Ylli i ndeshjes padyshim ka qenë Shai-Gilgeous Alexander, i cili arriti kuotën e 31 pikëve, me 5 reboundsa dhe 9 asistime.
Ndërsa te skuadra mysafire, yjet ishin Julius Randle që shënoi 28 pikë dhe Anthony Edwards me 18 të tilla.
Ndeshja u mbyll me rezultat 88-114, me ndeshjen e rradhës mes tyre që zhvillohet të premtën./IndeksOnline/