12:38 / E Premte, 13 Tetor 2023 / S Z

“Oktopodi” i ndeshjes Shqipëri-Çeki, si e parashikoi rezultatin e saktë Shkurte Fejza

Jo vetëm që këndoi këngën “Mora fjalë“, e solli shumë emocione në stadionin “Air Albania” , këngëtarja Shkurte Fejza parashikoi dhe  rezultatin e ndeshjes Shqipëri-Çeki.

Megjithëse tha se është shumë e emocionuar për përformancën e saj, e pyetur nga mediat në Shqipëri para fillimit të ndeshjes, ajo parashikoi dhe rezultatin, për të cilën tha se do të jetë 3 me 0.

“Rezultati dhe mendimi vjen gjithmonë nga dëshira. Njeriu e humb ndonjëherë ndoshta, por prej dëshirës unë do doja të jetë 3:0 . Neve ta kemi në dorë fitoren, kjo është dëshira ime”, tha ajo.

Ndryshe performanca e këngëtares Shkurte Fejza,  elektrizoi 22 mijë tifozë  në stadionin “Air Albania”, derisa këndoi këngën ‘Mora Fjalë’.