Oldtimer-at pushtojnë Ulqinin, spektakël të shtunën

Mysafirët e qytetit më jugor të Malit të Zi do të kenë mundësinë të kënaqen të shtunën, më 21 qershor, me një defile të veturave të vjetra (oldtimera), i cili do të fillojë në orën 20:00 në Plazhin e Vogël të Ulqinit.
Kjo ngjarje, e cila organizohet nga Klubi Ulcinium, mbahet për të 17-in vit me radhë me mbështetjen e Organizatës Turistike dhe Komunës së Ulqinit.
Përveç vendit mikpritës, priten edhe pjesëmarrës nga shtetet fqinje, ndër të cilat janë, ndër të tjera, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia.
Mirë se vini!
