75 Mall Live Search
10:07 / E Mërkurë, 27 Mars 2024 / G T

Oli Giroud e mbyll aventurën në Europë, sulmuesi francez arrin marrëveshje me skuadrën nga Amerika

Sulmuesi i Kombëtares së Francës, Olivier Giroud është duke zhvilluar sezonin e tij të fundit në futbollin europian, me ekipin e AC Milan.

Gazetari, Fabrizio Romano raporton se Giroud tashmë ka arritur marrëveshje verbale me Los Angeles FC, shkruan Indeksonline

Giroud pritet të nënshkruaj një kontratë deri në dhjetor të vitit 2025 me ekipin nga Amerika dhe që bën gara në MLS.

37-vjeçari shpreson të ftohet nga Kombëtarja e Francës në ndeshjet e Euro 2024 në qershor të këtij viti dhe më pas të udhëtoj për në Amerikë për ta nisur një aventurë të re.

Gjatë këtij sezoni në Serie A, Giroud ka zhvilluar 26 ndeshje, ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 8 asiste./Indeksonline/