75 Mall Live Search
22:56 / E Enjte, 06 Mars 2025 / Gj. Sh

”Olimpico” shpërthen në festë, Roma fiton në ”frymën” e fundit ndaj Bilbaos

Roma ka shënuar fitore ndaj Athletic Bilbaos, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Europa League.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Olimpico”, ishte 2-1, shkruan IndeksOnline.

Baskët kaluan të parët në epërsi, me golin e Inaki Williams, në minutën e 50-të.

Gëzimi i tyre zgjati vetëm gjashtë minuta, pasi Angelino riktheu baraspeshën, duke barazuar rezultatin në 1-1.

Fitoren Romës ia siguroi Eldor Shormurdov, me golin e shënuar në 90+4.

Ndeshja e kthimit, ku do të vuloset skuadra e cila kalon në çerekfinale të Europa League, zhvillohet javën e ardhshme, në stadiumin ”San Mames” në Bilbao./IndeksOnline/