Oliver Giroud shënon dy gola të bukur për Milanin (Video)

Oliver Giroud po vazhdon formën e mire në fushën e lojës dhe përkundër moshës po shënon ende gola.
Në ndeshjen e mbrëmshme miqësore të Milanit kundër FC Koln, francezi ka shënuar dy gola, njëri më i mire se tjetri, shkruan Indeksonline.
Golin i pare ishte magjik, pasi pas një kundërsulmi të shpejt, Rebic bëri një asist fantastik me thembër, ku Giroud për mrekulli e kaloi edhe portierin kundërshtar për ta quar topin në rrjet.
Edhe goli i dytë i francezit ishte fantastik, ku pas një asisti nga Diaz, Girud me një goditje të bukur shënoi përsëri.
Ndeshja miqësore mes Milanit dhe Kolnit përfundoi me rezultat 2-1./Indeksonline/