Oliver Kahn nuk i lejon fëmijët t’i shënojnë gol, edhe pse ishte për bamirësi
Ish-portieri i Gjermanisë dhe Bayern Munich, Oliver Kahn mbahet mend si një nga futbollistët më ikonik dhe më konkurrues në historinë e futbollit.
Kahn e urrente humbjen dhe ishte aq i fiksuar të fitonte, sa nuk i interesonte a ofendonte kënd në fushë, pasi shpesh bërtiste dhe sulmonte shokët dhe kundërshtarët.
Kahn tani kalon ditët e tij duke bërë shfaqje në televizionin gjerman si një ekspert dhe duke ndarë njohurit e tij.
Njëmbëdhjetë vjet pas pensionimit të tij dhe një histori klasi ka dalë për Kahn, i cili kishte marrë pjesë në një aktivitet kundër një grupi të nëntë-vjeçarëve për bamirësi.
Ky aktivitet vjen nga një libër për historinë e futbollit gjerman që quhet ‘Tor!’ dhe qëllimi i lojës ishte që për çdo gol që të rinjtë shënonin kundër Kahn, paratë shkonin për bamirësi.
Por ajo cfarë bëri Kahn kujton të kaluarën apo mentalitetin e tij. Portieri gjerman priti të gjitha penaltitët e ekzekutuara nga fëmijët – sepse thjesht nuk mund të lejontë që të mposhtej. /IndeksOnline/
