75 Mall Live Search
08:48 / E Shtunë, 25 Maj 2024 / Gj. Sh

Olivier Giroud pensionohet nga kombëtarja franceze pas EURO 2024

Olivier Giroud ka njoftuar se do të pensionohet nga kombëtarja franceze.

37-vjeçari do ta bëjë këtë pas përfundimit të Kampionatit Evropian, i cili do të mbahet në Gjermani, shkruan IndeksOnline.

i do të mbyll karrierën në kombëtaren france, aktualisht si golashenuesi më i mirë në histori.

Grioud deri më tani ka bërë 131 ndeshje me ”Les Bleus”, duke shënuar 57 gola.

Francezi pas EURO 2024, karrierën do ta vazhdojë në kampionatin amerikan të futbollit, ku është transferuar nga skuadra e Milanit te Los Angeles FC.

“Doja të zbuloja një përvojë të re jete. Një kulturë ndryshe. Unë kam qenë vetëm një herë në LA në një turne para-sezonal dhe më pëlqeu shumë. Ishin edhe Nju Jorku dhe Majami, që janë dy qytetet së bashku me LA që i bëjnë evropianët të ëndërrojnë. Është gjithashtu një mbyllje syri e bukur të gjesh veten me Hugo (Lloris). Më pas më joshi dinamika e klubit dhe dëshira e tyre për të qenë në krye”, ka deklaruar Giroud./IndeksOnline/