Olivier Giroud po rikthehet në Francë, interesim i befasishëm nga skuadra e Edon Zhegrovës

Sulmuesi francez, Olivier Giroud mund ta rikthehet në futbollin europian, pas një aventure jo të mirë në Los Angeles.
38-vjeçari ka marrë një interesim të befasishëm nga Lille që bën gara në Ligue 1, shkruan Indeksonline
Madje edhe presidenti i klubit, Olivier Letang e konfirmoi interesimin për Giroudin.
“Olivier Giroud ka gjithçka që kërkojmë. Ai është një lojtar i nivelit shumë të lartë, i cili që nga viti 2012 ka luajtur vetëm në klube shumë të mëdha europiane, ku ka performuar mirë”, u shpreh Letang
Giroud shënoi tri gola me ekipin amerikan dhe bëri dy asiste. Një sezon aspak i mirë për sulmuesin francez./Indeksonline/
Létang : « Olivier Giroud a tout ce que nous recherchons. C’est un joueur de très haut niveau qui, depuis 2012, n’a joué que dans de très grands clubs européens, où il a performé. » (@lequipe) pic.twitter.com/aXBl4j3HvB
— SuiveurLillois (@SuiveurLillois) June 26, 2025