Olivier Giroud pranë rikthimit në Evropë

Pas një viti qëndrim në ShBA te Los Angeles FC, Olivier Giroud është pranë rikthimit në Evropë.
Sulmuesi francez pritet që të transferohet te skuadra e Lille, shkruan IndeksOnline.
38-vjeçari vlerësohet për seriozitetin dhe stilin e tij të lojës dhe shihet si sulmuesi idal për të zëvendësuar Jonathan David.
Interesimin për Giroud e ka konfirtmuar edhe presidenti i Lille, Olivier Letang, ku marrveshja mund të arrihet së shpejti.
”Giroud është një lojtar i nivelit të lartë që ka luajtur në klube të mëdha që nga viti 2012. Do të doja që ai të vinte tek ne sepse ai ka gjithçka që ne kërkojmë për sa i përket lojës, përvojës por edhe vlerave njerëzore”, ka deklaruar Letang.
Sulmuesi francez ka kontratë me Los Angeles deri në muajin dhjetor./IndeksOnline/