Olluri jep dorëheqje nga pozita e Drejtorit në Komunën e Lipjanit
Ardian Olluri është larguar nga pozita e Drejtorit të Drejtorisë së Infrastrukturës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përms një postimi në rrjetin social në Facebook.
Sipas tij kjo vjen për arsye personale, të ndërlidhura me orientimin dhe zhvillimin e mëtejmë të karrierës
Reagimi i plotë:
Të dashur miq,
Të nderuar qytetarë të Lipjanit,
Dua t’ju njoftoj se kam paraqitur kërkesën time për t’u liruar nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë së Infrastrukturës në Komunën e Lipjanit.
Kjo kërkesë vjen për arsye personale, të ndërlidhura me orientimin dhe zhvillimin e mëtejmë të karrierës sime profesionale.
Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Kryetarin e Komunës, z. Imri Ahmeti, për besimin e dhënë, si dhe për ekipin qeverisës për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë periudhës sa kemi punuar së bashku.
Ka qenë nder dhe përgjegjësi e veçantë t’i shërbej qytetarëve të Lipjanit në këtë detyrë. Falënderoj të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët për angazhimin dhe përkushtimin e tyre.
Me respekt,
Ardian Olluri./Indeksonline/

