15:03 / E Enjte, 23 Korrik 2020 / indeksADMonline

Olluri: Pse po e fajësoni biznesmenin për situatën në Telekom, fajësoni veprimet korruptive që kanë penguar zgjidhjen e kontestit

Gazetari i njohur kosovar, Parim Olluri ka thënë se sindkata nuk është duke mbrojtur punëtorët e Telekomit, por një ish-drejtues bordi.

Olluri ka thënë se për bllokimin e llogarive nuk duhet të fajësohet biznesmeni, por veprimet korruptive që kanë penguar zgjidhjen e kontestit.

“Qe kater vjet, prej se eshte marre vendimi i Tribunalit Nderkombtar te Arbitrazhit, ka qene e ditur qe Telekomi i ka borxh nje kompanie private.
Kane kalu neper Telekom tyrli drejtori kapadai i bordit e menaxhmentit. Nuk i kane hupe as 5 sekonda me mendu se qysh me ba nje zgjidhje per telashen e madhe. Secili e ka shnuke nga nje tender per vete.
Tash kur ndodhi bllokimi i llogarive po perpiqen ta fajesojne biznesmenin, e jo mos veprimet e korruptive qe kane penguar zgjidhjen e nje kontesti komercial.

Keta te sindikates qe e paskan postuar kete afishe, nuk jane duke i mbrojtur punonjesit e Telekomit.
Jane duke e mbrojtur nje ish-drejtues bordi qe po frikesohet se do te denohet me burg per demtim te Telekomit, per shkak te mos marrjes se masave per ta mbrojtur ndermarrjen publike.

Edhe prej Covidit rrezikohen ata qe punojne ne afersi te njeri-tjetrit. Ne Telekom shumica nuk shkojne ne zyre hiç” shkruan Olluri në reagim.