75 Mall Live Search
21:35 / E Diele, 29 Shtator 2019 / indeksADMonline

Olluri – VV-së: Ka eskalu Kurti, me marr Bahtirin me ec sheshit me të në Mitrovicë, pamje e keqe

Na ndajnë edhe shtatë ditë deri tek dita e mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë.

Deri në këtë datë, partitë politike në vendin tonë që po synojnë pushtetin po shpalosin programet e tyre para popullit.

Derisa, fushata zyrtare nisi më 25 të këtij muaji. Një nga partitë që u kritikua për hapje të dobët të fushatës ishte ajo Vetëvendosje.

Kjo u kritikua edhe nga Parim Olluri, drejtor i Gazetës Online  “Insajderi”.

“Unë mendoj se ka eskalu Kurti. Me marr  Agim Bahtirin me veti me ec sheshit me to mes për mes Mitrovicës, një pamje kjo e keqe. Pritjet e mija janë më të mëdha për Vetëndosjen e Kurtin. E dimë Bahtiri që është i padijshëm dhe i dyshimtë, i përshirë në afera korruptive”, tha Olluri në Debat Plus.

Ai gjithashtu shtoi se Vetëvendosje dhe Kurti tani që Kombëtarja e Kosovës po shënon suksese, po e shohin si hambar për vota.

“Kur në vitin 2017 Albert Bunjaku  ishte trajner dhe s’kishte fitore, futbollistët s’ishin hambar i mirë për vota dhe janë shpërfill prej Kurtit e të gjithëve, por në  vitibn 2019 kur i preken zemrat e kosovarëve, po shihen si hambar i mirë i votave”, tha Olluri, përcjellë Indeksonline.

Ndërsa kandidatja për deputete nga VV-ja, Arbëria Nagavci, tregoi se pse kjo parti hapi fushatën në Mitrovicë.

“E hapëm fushatën në Mitrovicë, për shkak se Bahtiri ka fituar dy herë radhazi zgjedhjet në këtë qytet, dhe duke qenë sepo i fitojmë zgjedhjet na nevojitet unifikim”.

E, Glauk Konjufca po ashtu nga VV tha se ata e duan Kombëtaren e Kosovës si në humbje ashtu edhe në fitore, derisa tregoi dhe sqaroi rreth simboleve të shtetit tonë për shkak të dyshimeve se ata nuk i pranojnë ato.

“VV ka treguar furishëm në momentin që u vendosën simbolet po na pyet, ka qenë alarmuese dhe gjithkush ka qenë në atë gjendje shpirtërore. U duk si zëvendësim për me na kriju një komb të ri, kjo ishte arsyeja pse VV e ka pasur këtë tezë për katër a pesë vitet e para. VV i është përgjigj situatës me flamurin Kuq e Zi, por tani jemi të sigurt që projekti i krijimit të kombit kosovar ka dështu dhe s’e kemi këtë shqetësim, kjo i bie që populli ka arrit me dallu flamurin shtetëror prej atij kombëtar.Ne jemi me kombëtaren e Kosovës edhe kur humb edhe kur fiton, ne e mbështetim atë gjithmonë”./Indeksonline/