75 Mall Live Search
22:00 / E Diele, 04 Shkurt 2024 / AR

Olsi Bylyku konteston largimin nga “BBV”?

Olsi Bylyku u largua mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP”. Gjithë banorët dolën dje në televotim pas një zarfi të zi, duke bërë që aktori të ishte i eleminuari i dytë pas Gebriele.

Largimi i tij habiti të gjithë banorët të cilët në fillim nuk e besuan që ai u largua realisht. Duket se as Olsi nuk e ka pritur mirë.

Thënë kjo, Olsi nuk ishte sot në “Fan Club”. Është traditë që të eleminuarit të shfaqen në program, por Olsi mungoi sot.

Moderatorja Enxhi Nasufi tha se nuk e di arsyen e mungesës së Olsit, teksa ne vumë re se nga Instagrami i tij janë hequr fotot nga BBV.