16:15 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / AR

Olsi ka dy fjalë për këngët ‘kushtuar’ Eglit

Egli Tako dhe Olsi Bylyku janë ish-çifti më i komentuar për momentin, e kjo për shkak të deklaratave të tyre publike të bëra së fundmi, që u ngjajnë ngacmimeve ‘hidh e prit’.

Pak ditë më parë Egli theu heshtjen në një intervistë televizive, duke sqaruar sipas saj arsyet e ndarjes por jo vetëm. Ajo gjithashtu tha se për shkak të keqkuptimeve nga publiku është e detyruar në një farë mënyrë të ndërpresë edhe projektet muzikore, ose përndryshe do të merren si dedikimin për ish-in e saj.

“Me thënë të drejtën me muzikën kam vendosur të bëj një shkëputje. Nuk e di ende nëse do të jetë një shkëputje e përhershme apo e përkohshme. Nuk e di ende as vet sepse ndoshta më vonë ndryshoj mendim por momentalisht dua të shkëputem pasi çdo lloj projekti që unë mund të bëj në këtë moment, do interpretohej si shfrytëzim i momentit dhe se çdo projekt muzikor do keqpërdorej për shkak të situatës që ndodhem dhe do të merrej si një dedikim, gjë që nuk më pëlqen”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Olsit i cili ka shpërndarë disa postime në profilin e tij të Instagramit, ku ka sqaruar njëherë e mirë se këngët e publikuara në fakt nuk janë një dedikim për Eglin.

Kujtojmë se pas më shumë se 2 vitesh lidhje, Egli dhe Olsi vendosën të vazhdojnë të ndarë rrugëtimin e tyre të jetës. Megjithatë ata duket se ndodhen vetëm 1 postim larg në rrjete sociale, pasi shpesh i kemi parë të bëjnë dedikime apo ‘thumba’ ndaj njëri-tjetrit.