Olta Gixhari bëhet nënë për herë të parë

Aktorja shqiptare, Olta Gixhari është bërë nënë për herë të parë.
Bukuroshja nga Shqipëria ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi të veçantë në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar një foto trëndafilash të bardhë, ku ka shkruar “21.08.2020” duke zbuluar kështu se është bërë nënë për herë të parë.
Aktorja ndryshe nuk ka zbuluar emrin e fëmijës dhe as detaje tjera, ndërsa ajo bashkë me partnerin tash e një kohë po jetojnë në Spanjë./Indeksonline/
