Olta Gixhari për 8 Mars: Mos e mbajë të fshehur zërin tënd të fuqishëm

Aktorja e njohur shqiptare Olta Gixhari, njihet për projektet e shumta në të cilat ka marrë pjesë, qoftë në teatër apo në filma.
Ajo gjithashtu përflitet nëpër mediat rozë shpesh herë edhe për shkak të bukurisë që ka, duke u cilësuar edhe si Marilyn Monroe shqiptare, shkruan Indeksonline.
Olta së fundmi ka shfrytëzuar llogarinë e saj në Instagram, për të uruar gjitha femrat me rastin e festës së 8 Marsit.
“8 Mars 2020. Unë jam grua cila është fuqia jote? Zoti ju dhëntë forcën të tejkaloni çdo dorë të mallkuar që ngrihet kundër jush! Mos e mbajë të fshehur zërin tënd të fuqishëm MOS HESHT. Gëzuar sot e çdo ditë o qenje e rrallë që lulëzon jetë”, ka shkruar ndër të tjera Olta në urimin e saj. /Indeksonline/
