17:02 / E Hënë, 02 Gusht 2021 / AD

Olta Gixhari tregon arsyen e pazakontë pse nuk e zbulon identitetin e partnerit dhe djalit

Aktorja e njohur Olta Gixhari na ka treguar gjithmonë aq sa ka dashur për jetën personale: Ka një partner, ka bërë një djalë të bukur dhe është super e lumtur.

Por, asnjëherë s’kemi mësuar cili është partneri i saj dhe s’kemi parë portretin e të voglit Amar, që është një ndër bebushët më të komentuar në Instagram.

Megjithëse s’na e ka prezantuar asnjëherë partnerin, Olta ka ndarë tek tuk ndonjë foto me të (ku sigurisht s’ia kemi dalluar dot portretin).

Së fundmi si rrallëherë, ajo ndau në Instagram disa momente private me ta, sigurisht duke u fshehur fytyrat.  Dhe arsyeja është bashkëshorti i saj, i cili nuk e lejon të publikojë foto pasi “i marrin më sysh”.

“Nuk më lë burri ta shfaq as atë, as çunin. Na marrin më sysh thotë”, iu përgjigj Olta Gixhari ndjekësve, gjatë një bashkëbisedimi online.