75 Mall Live Search
13:30 / E Martë, 27 Maj 2025 / AR

Olta pa grim, mahnit nga bukuria natyrale

Aktorja shqiptare, Olta Gixhari, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjete sociale një selfie të realizuar gjatë një udhëtimi me aeroplan.

Në foto, ajo shfaqet pa grim, në një pamje mjaft natyrale, ndryshe nga imazhi i saj i zakonshëm me makeup në evente apo para kamerave, shkruan Indeksonline.

Olta Gixhari, e njohur për rolet e saj në teatër dhe televizion, si dhe për pjesëmarrjen në reality show-t, vazhdon të mbetet një prej figurave më të komentuara në mediat rozë./Indeksonline/