Olta përvëlon me poza nga pushimet, duket flakë

Aktorja e njohur dhe një nga emrat më të dashur për publikun shqiptar, Olta Gixhari, vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj disa imazhe nga pushimet që po shijon në një destinacion luksoz, duke tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Në fotografitë e publikuara, Olta shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër dhe të ngushtë, që thekson linjat e saj trupore. Pamja provokuese ka marrë jo vetëm vëmendjen e pushuesve në vendin ku ndodhet, por edhe të fansave online.
Postimet e saj janë shoqëruar me dhjetëra komente dhe mijëra pëlqime, ku ndjekësit e kanë komplimentuar për sharmin dhe elegancën që e karakterizon.
Olta Gixhari, e cila njihet si një nga aktoret më të spikatura të kinematografisë dhe teatrit shqiptar, është prej kohësh një figurë shumë e komentuar jo vetëm për karrierën, por edhe për stilin e jetesës dhe prezencën e saj të fortë në media e rrjete sociale.