75 Mall Live Search
20:00 / E Diele, 14 Dhjetor 2025 / AR

Olta surprizon ndjekësit, nis trajtimet estetike

Aktorja e njohur Olta Gixhari ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit, ku shfaqet gjatë një trajtimi estetik.

Në imazh, Olta duket e qetë teksa një profesionist kryen një ndërhyrje minimale në zonën e fytyrës, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një procedurë estetike, trajtim kundër rrudhave, shkruan Indeksonline.

Postimi, i shpërndarë në Instagram Story, është shoqëruar me tag-un e klinikës përkatëse, ku aktorja flet për kujdesin ndaj vetes.

Olta Gixhari prej kohësh njihet për stilin e saj natyral dhe transparencën me publikun, vazhdon të komentohet rreth çdo lëvizje./Indeksonline/