21:02 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / AR

Olta zbulon historinë e emrit të veçantë të të birit

Olta Boka dhe Iv Rrokaj u bënë prindër për herë të dytë, pak ditë më parë. Pas Gaias, në jetë erdhi Breli. Dhe nëse po pyesni për emrin, ka një histori pas tij që na e ka zbuluar vetë artistja sot.

Përmes një postimi në “Instagram”, ajo tregon se kur morën vesh për shtatzëninë, ata kishin menduar se nëse do të ishte djalë, emrin do ta vendoste gjysh Shezo, profesori i mirënjohur Shezai Rrokaj) dhe ai zgjodhi pikërusht emrin “Brel”, emër me prejardhje të lashtë ilire.