23:35 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Olympiacos ‘fantazma’ e fansave të Arsenalit, skuadra angleze eliminohet nga Evropa Liga

Olympiacos gjatë ndeshjes së sotme e ka befasuar skuadrën e Artetas duke shënuar dy herë si mysfir dhe duke siguruar kështu kalimin tutje në Evropa Ligë.

90 minutat e ndeshjes përfunduan me epërsinë e Olympiacos mirëpo me rezultat 0-1 andaj ndeshja shkoi në vazhdime, shkruan IndeksOnline.

Aubameyang riktheu shpresat e fansave të Arsenal në minutën e 113’ mirëpo kjo shpresë nuk zgjati më shumë se 6 minuta.

Kjo pasi që El Arabi shënoi golin e dytë të ndeshjes për Olympiacos.

Kështu Arsenal ndalet në këtë fazë të Evropa Ligës ndërsa skuadra e Olympiacosit vazhdon krenare rrugën në këto gara./IndeksOnline/.