Omani anulon për një javë fluturimet, rihapet aeroporti kryesor në Tel Aviv
Omani ka njoftuar anulimin e fluturimeve në drejtim të vendeve të Gjirit dhe anasjelltas, për afro 1 javë, ndërkohë që lufta në Iran ka hyrë në javën e dytë.
“Oman Air” njofton anulimin e fluturimeve nga data 9 deri në 15 mars “për shkak të mbylljeve të vazhdueshme të hapësirës ajrore rajonale”.
Kompania ajrore tha se destinacionet e mëposhtme do të preken: Aman, Dubai, Bahrein, Doha, Dammam, Kuvajt, Bagdad, Khasab. Fluturimet për në Kopenhagen dhe anasjelltas gjithashtu do preken.
Sakaq kanë rinisur fluturimet nga Tel Avivi dhe me destinacion Tel Avivin, por ende janë në fuqi disa kufizime.
“Ne po monitorojmë rifillimin gradual të fluturimeve dalëse në Aeroportin Ben Guiron të Izraelit në Tel Aviv, pasi qeveria izraelite miratoi disa operacione. Fluturimet për në Athinë, Sofje dhe Budapest janë nisur në orët e fundit, megjithëse Aeroporti Ben Guiron këshillon pasagjerët të kontrollojnë para se të udhëtojnë, pasi shumë fluturime të tjera mbeten të pezulluara”, thuhet në njoftim.
“Aeroporti Ben Gurion është i hapur për fluturime të kufizuara hyrëse”, tha Ambasada e SHBA-së në Jerusalem në një postim në X.

